Mbyll protestën, Basha: Zëri i sovranit nuk injorohet
Pas protestës madhështore përballë kryeministrisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha po flet nga selia e PD-së. Teksa falënderoi edhe një herë pjesëmarrësit në protestë, në fjalën e tij Basha u shpreh se, zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet.
”Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e nuk çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë e nuk çohet para drejtësisë. Standardet e Evropës, vlerat e Evropës, normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës e të bandës së tij të grupimeve kriminale”.
Më tej, kreu i PD u shpreh se ka pasur përpjekje për dhunë ndaj protestuesve. “Përpjekje për ta shndërruar këtë natë në dhunë ndaj protestuesve. Kjo përpjekje dështon me turp”, tha Basha.
Basha shprehu vendosmërinë se nuk ka tërheqje pas deri në fitimin e kësaj beteje deri në largimin e Edi Ramës. ”Pjesëmarrja është shenjë e qartë e shumicës dërmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa. Pjesëmarrja, bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj. Rama ik! Është zëri juaj që kumboi nga Berlini në Bruksel, nga Londra në SHBA”.
KOHA JONË SONDAZH

