Mbyllet çadra, fillon uruguani opozitar
Mitingu i madh i opozitës mbyll nesër çadrën e lirisë për të kaluar në protesta dhe demonstrata në çdo rreth. Duket se çadra e bëri efektin e saj të madh, tashmë siç thotë një drejtues në PD fillon uruguani opozitar që do marrë para dhe rrëzon kryeministrin Rama. Çadra filloj pa shumë besim në publik, bile kryeministri e përqeshi, por realisht atë që ia bëri çadra nuk ia bëri njeri, ndonëse edhe me këtë çadër dhe mos futjen në zgjedhje kanë filluar problemet në kupolën e PD-së. Jozefina Topalli, Eduart Selami dhe sidomos Majlinda Bregu janë treshja antiBasha. Por nga burime të rezervuara, por serioze, thuhet se Lulzim Basha pas fjalës së tij para protestuesve do të ta mbyll çadrën për të filluar Republikën e re, e cila do të rrëzojë Republikën e vjetër. Ndërkohë ka edhe informacione shumë të rezervuara të cilat pohojnë se mbyllet çadra, por rrethohet kryeministria me protesues për të bllokuar “republikën e vjetër” të mos hyjë më në zyrat e qeverisë. Megjithatë zyrtarisht lideri Basha ka deklaruar se do jetë paqësore, pavarësisht se tentativa për të rrethuar kryeministrinë mund të prodhojë tensione dhe përplasje.
http://albanianews1.al/mbyllet-cadra-fillon-uruguani-opozitar/
KOHA JONË SONDAZH

