Mbyllet mbledhja e qeverisë në Llogara, plas festa në Korçë

Mbledhja 2-ditore e ministrave të vjetër në qeverinë e re, në një nga resortet e Parkut Kombëtar të Llogarasë u mbyll me një vendim surprizë. Burime të rezervuara i thanë lapsi.al se pas 48-orësh diskutimesh kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar nga ministrat të japin një ide mbi vendimin e parë që do të marrë kabineti ditën e parë kur do të hyjë në zyrë.

“Përpara 4 vitesh morëm atë vendimin kundër importit të plehrave, por që e ndryshuam më vonë. Tani na duhet diçka që të rezistojë pak në kohë”- mësohet të ketë thënë pak a shumë Rama.

“Të bëjmë ndonjë amnisti të vogël me taksat”-tha me gjysmë zëri Ahmetaj, por nuk vazhdoi më tej kur pa vështrimin e shefit. “Ndonjë investim në rrugë?”-pyeti Gjiknuri, por fytyra e Ramës nuk ndryshoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zv.kryeministrja Senida Mesi që duket se ende nuk i di huqet e Ramës tha e bindur: “Të rrisim rrogat dhe pensionet?” Rama as nuk e ktheu kokën. Këtu ra heshtja. Ndërsa të gjithë mendoheshin me kokën ulur ishte vetë kreu qeverisë që theu akullin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi kruajti zërin dhe mori një pamje serioze Rama u tha të tijve: “2018-ën do ta shpallin vitin e Skënderbeut” dhe pa nga Mirela Kumbaro që ishte strukur në fund të tavolinës.

Të gjithë shtangën ndërsa ministri i bujqësisë Niko Peleshi duartrokiti. “E meriton! Kaloi 4 skuadra dhe u fut për herë të dytë në grupet e Europa Ligës. Shumë mirë e gjete”,-tha ish-zv.kryeministri.

Ndërsa të gjithë shikonin njëri-tjetrin Rama mbylli mbledhjen. Duke dalë shkroi në Twitter: “Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT”.

Kaq është dashur edhe në Korçë ka shpërthyer festa. Sapo televizionet informative transmetuan me titra vendimin e qeverisë në të gjithë lokalet e “qytetit të serenatave” filloi ngritja e dollive: “Për Skënderbeun! Për Nikon!”. Festa pritet të zgjasë derisa Niko Peleshi t’ua shpjegojë se bëhet fjale për 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar. /Lapsi.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?