Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: E drejtuan studentët

Është mbyllur edhe sot protesta e opozitës së bashkuar. Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka mbylli në këtë mënyrë protestën e opozitës me një fjalim përmbyllës.

“Rama ik! Dua t’ju përshëndes edhe njëhërë për forcën dhe rezistencën tuaj në emër të kryetarit të PD, z. Lulzim Basha.

Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët. Ata ishin zemra e protestës, sepse Shqipëria që ne duam, jo ajo që do Edi Rama, është Shqipëria e studentëve, ajo që ne duam për fëmijët tanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë, DASH e cilësoi Shqipërinë e Edvin Ramës si qëndrën e krimit të organizuar në Europë, kanabisit, drogave të forta, ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë më pas jo në Evropë, por deri në SHBA siç thotë raporti. Është raporti që dikur ia kanë bërë vetëm Noriegës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht, ne që jetojmë këtu e dimë shumë mirë cili është Edi Rama, ndaj jemi në shesh derisa ai të shporret. Jemi të bindur se dita kur ai kryeministër që nuk përfaqëson asnjë shqiptarë të ndershëm, të largohet, është e afërt.

Shumë shpejt do ta shohim atë trimin, atë cinikun, që ngre administratën për t’u tallur me hallet e shqiptarëve. Ka dalë e numëron sa ishte opozita sot e sa do mbledhë sot. Por ai nuk kupton e ne do të jemi në shesh mbase një ditë më pak, një ditë më tepër, por urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëvë është aty dhe një ditë do ta mbysë.

Mund të vazhdojë të mbledhë surrogato në parlament, që ai i quan deputetë, po ajo vetëm skena e bashkëpunimit të fundit me oligarkë e bazhibozukë që hiqen aty si deputetë të opozitës.

Ne, demokratët, LSI, republikanë, të gjitha partitë e opozitës do të jemi bashkë që kjo qeveri të marrë atë që meriton sepse vendi i tyre nuk është në parlament, është në burg”, u shpreh nënkryetari i PD-së Edi Paloka, nga shkallët e selisë blu.

Më herët protestuesit u zhvendosen te Piramida, ku edhe i vendosën flakën një instalacioni të quajtur nga ata “Qeveri e krimit”. Instalacioni në formë piramide mban në majë të saj emrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u transportua nga Kuvendi drejt Piramidës, ku edhe e dogjën.

Pas tensioneve në Kuvend opozita e bashkuar ka nisur marshimin. Të rinjtë e FRPD-së mbajnë në duar parulla kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ata i drejtohen godinës së kryeministrisë.

Vijon të shoqërohet me përplasje protesta e opozitës sot para Kuvendit. Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga terreni se protestuesit tentojnë të hedhin flakadanë në drejtim të policisë. Ndërkohë protestuesit në drejtim të policisë nuk kanë kursyer as sendet e forta, shishet e ujit apo edhe gurët.

Tensione tek Ministria e Brendshme mes protestuesve të Unazës së Re dhe Policisë. Me protestuesit ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Maxhoranca ka vendosur të mbledhë sot parlamentin në seancë plenare e njëkohësisht opozita ka vendosur të protestojë. Ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe disa herë të tjera që prej muajit shkurt.

Seanca parlamentare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 9:30.

Njëkohësisht me marrjen e vendimit për protestë është mobilizuar dhe policia. Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.
Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 8 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

Ndërkohë gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se kreu i PD-së Lulzim Basha nuk do të jetë në protestën e sotme pasi ndodhet në Gjermani për disa takime.

Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Rama ik!

12:56-Ka rinisur marshimi i opozitës së bashkuar, këtë herë protestuesit i janë drejtuar selisë së Partisë Demokratike, ku pritet  të mbyllin dhe protestën.

 Protestuesit rinisin marshimin, i drejtohen selisë së PD

12-53-Ka rinisur marshimi i opozitës së bashkuar, këtë herë protestuesit i janë drejtuar selisë së Partisë Demokratike, ku pritet  të mbyllin dhe protestën.

Protestuesit djegin piramidën e krimit, në majë të saj Rama

12-30-Protestuesit kanë vendosur një instalacion para Piramidës dhe më pas i kanë vënë flakën. Bëhet fjalë për një objekt në formën e piramidës që simbolizon për ta piramidën e krimit. Në majë të saj ata kanë vendosur emrin e kryeministrit Edi Rama dhe më pas e kanë djegur.

“Rama ik”, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

12:12-Pas përplasjeve në Kuvend protestuesit e kryesuar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i janë larguar Kuvendit, duke marshuar në këtë mënyrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Incidente në protestë, gurë dhe shishe uji në drejtim të policisë

11-45-Përveç hedhjes së mjeteve piroteknike të tjera incidente regjistrohen para seancës së Kuvendit.  Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë vetëm përmes forcës së tyre fizike. Ata tentojnë të hedhin edhe gurë dhe shishe uji në drejtim të policisë.

Protestuesit thyejnë kordonin, flakadanë në drejtim të policisë

11-13-Vijon të shoqërohet me përplasje protesta e opozitës sot para Kuvendit. Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton nga terreni se protestuesit tentojnë të hedhin flakadanë në drejtim të policisë.

Të rinjtë e PD e LRI me pranga në duar, sheshi mbushet me “IK”

10-50-Të rinjtë demokratë e të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë lidhur me pranga para Parlamentit ndërkohë që mbajnë të veshura bluza me thirrjet: Liri, Demokraci, Shpresë.

Ajo që e bën të ndryshme protestën e sotme janë edhe pankartat të gjitha me të njëjtin shënim “IK” që mbajnë në duar të gjithë protestuesit në rrugën para parlamentit të kthyer në shesh.

Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar

10-40-Po zhvillohet protesta e 8-të e organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nuk ka patur tentativa nga protestuesit për të thyer kordonin e policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.

Sipas gazetares Bezat, mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.

Tensione tek Ministria e Brendshme
Ora 9:45- Ka nisur me përplasje mes protestuesve e policëve të vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, protesta e sotme opozitës. Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të kalojnë tek Pedonalja për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë por nuk janë lejuar nga policia.

Me ta ishte ish-deputeti i PD Klevis Balliu dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Më pas banorët iu kanë kërkuar policëve t’i bashkohen protestës dhe kanë bërë thirrje “Rama ik”.

1300 forca policie në terren
Ora 9:30- Ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000-1300 forca policore priten të jenë të angazhuara për mbarëvatjen e saj. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb”, se ndryshe nga protestat e mëparshme policia ka vendosur gardh metalik për të minimizuar kordonin e efektivëve.

Protesta në dorë të FRPD

Ora 9:00-Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk do të jetë sot në protestë, por ata që do e drejtojnë do jenë të rinjtë demokratë. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha e gjithë protesta do të jetë në dorë të FRPD-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?