“Mbyllni gojën dhe sytë, lërini skafet të kalojnë”, Berisha zbulon të “vërtetën” e radarëve në det

Ish-kryeministri Sali Berisha poston mesazhin e një oficeri dixhital dhe akuzon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon e kryeministrin e vendit, Edi Rama se kanë lejuar kalimin e skafeve me drogë në det.

Sipas Berishës, kjo është e vërteta e “radarëve që nuk punojnë” për të cilën Çako i dërgonte letër edhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Statusi i plote
E verteta e radareve!
Urdheri i Norieges: “lerini skafet te kalojne!”
Ushtaraku dixhital pergenjeshtron Noriegen dhe Haki Drogen:
Policet, ne radaret e QNOD i shohin live gjurmet e skafeve por urdheri nga siper fare eshte i prere: te mbyllin gojen dhe syte, skafet te kalojne!
Prej vitesh sabotohet nga qeveria, e cila, pasi prishi kontraten, vendosja e kamerave me infrarouge, qe bejne te mundur kapjen jo vetem te gjurmeve por te skafeve live me gjithe kerkesat e perseritura per vendosjen e tyre qeveria nuk jep fondet per to sepse qeveria drejton vet trafikun. sb

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pershendetje Doktorr.po ju shkruaj kete mesazh per te sqaruar opinioni lidhur me te verteten e gjurmeve te Cakos
E vertete, Cakua kerkon vetem gjurmet , me urgjence nga serveri vetem kur skafet kapen nga Italia.
Te mjeret police te kufirit kane urdher te prere te mos hapin goje kur keto gjurme jane LIVE ne QNOD e shohin njeri tjetrin ne sy e thone se nuk u duket interesante gjurma per te mos thene mbyllin syte gjer ne zhdukjen e saja
Per te bere lojen e gjurmes Cakua se bashku me Ramen kane bllokuar me qeverine kerkesen qe ushtaraket kane bere prej kohesh per paisjen e qendres me kamera infratekuqe dhe radar me te rinj. Ky system dhe keta radare tashme 10 vjecaret jane ngritur per anije e varka me skaf metalik e jo per gomonet e mireinformuara te Cakos te cilat gjithesesi ngecin me gjurmet e tyre ne rrjeten e radareve.
Ndoshta me kamera policet e Cakos sdo kerkojne me gjurmet pas disa ditesh por me siguri do na dale ndonje ftyre “me uniforme” duke ngarkuar e shkarkuar e sdo ikin dot ne drejtim te paditur.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?