Mbytjet në plazhe, Vasili fajëson Agjencinë e Bregdetit dhe Ramën: Nota zero

Viktimat e mbytjeve tragjike në plazhet shqiptare, kanë humbur jetën edhe si pasojë e mos kushteve që shteti duhet të marrë në vijën bregdetare. Mbi mbytjet tragjike, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Në një postim në facebook, Vasili shkruan se Kryeministrit nuk u dhemb që qytetarët humbin jetën në plazhe. “Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë. Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe”, shkruan Vasili.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, bëri përgjegjës Agjencinë e Bregdetit, të cilën e vlerësoj me notën zero, ndërsa shtoi se kryeministri Rama adhuron zeron dhe zeroxhinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo Agjencia e Bregdetit që ka përgjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë”, thekson Petrit Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i Vasilit në “Facebook”

Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë. Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe.

Kjo Agjencia e Bregdetit që ka përgjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë.

Po këta që marrin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit. Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?