Me 20 qershor kontrata Milot-Balldre kalon në parlament

Më datën 20 qershor pritet që kontratat koncesionare për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat të kalojnë për votim në Parlament. Kur kalon në parlament një kontratë nuk mund të zhbëhet nga qeveritë pasardhëse, pasi kompania e hedh shtetin në gjykatën ndërkombëtare dhe i merr paratë shtetit shqiptar, të cilat do paguhen nga qytetarët shqiptarë.

Vlera totale e kontratave kap vlerën totale 337 milionë euro duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar do të diskutohen fillimisht në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Dy kontratat u zhvilluan vitin e kaluar, ku Ministria e Energjisë shpalli fitues kompaninë “ANK” dhe atë “Gjikuria”. Ndërkohë, mësohet se Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë pjesë e paketës 1 miliardë euro të koncesioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para tre muajsh Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili lejon parlamentin të japë fjalën e fundit për miratimin e kontratave të Partneritet Publik-Privat në ndërtimin e rrugëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formula e koncesionit parashikon se të dy rrugët do të ndërtohen me paratë e kompanive private dhe në këmbim qeveria do i shlyejë ato më këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat që do u paguhen kompanive private.

Ndërkohë, opozita ka hedhur vazhdimisht akuza se investimet në këto rrugë janë afera korruptive, ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se këto kontratat do të anulohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?