“Me durim e qetësi”, Flamur Noka citon Metën: Dhe me shumë dashuri. Po më duket vetja si jurist i Big Brother

Mbledhja e sotme e Komisionit të Vettungut ka prodhuar debate, por dhe batuta mes të pranishmëve.

Kështu, teksa zhvilloheshin dëgjesa me kandidatët për Këshillin i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për organet e vettingut, deputeti i PD-së, Flamur Noka ka sjellë në vëmendje dhe thënien e famshme të kreut të Kuvendit, Ilir Meta: “Me qetësi dhe dashuri”.

Gjatë fjalës së tij Noka pohoi se po i dukej vetja si jurist Big i Brother-it dhe jo anëtar i Komisionit të Vettingut. Kjo ka bërë që të ndërhyjë kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili sugjeroi Nokës dhe të pranishmëve që të diskutojnë me qetësi dhe të kenë durim.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEBATI
Noka:
Nuk më duket vetja si anëtar i Komisionit të Vettingut, por jurist i Big Brother. Nëqoftëse ka atje jashtë kandidatë për Big Brother, çojini atje. Këtu sillni kandidatura serioze,
Manja: Puna e këtij komisioni është me durim, me qetësi… Noka: Dhe me dashuri

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?