Më në fund Basha sulmon Saimir Tahirin

Pas disa javësh me batuta dhe akuza “limonatë” Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur sot të marrë seriozisht fushatën elektorale.

Kreu i PD ka sulmuar Saimir Tahirin nga Kombinati, vendi ku ish-ministri i Brendshëm ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij. Gjatë mitingut elektoral në këtë zonë, kreu i demokratëve tha se Saimir Tahiri është një trafikant që u bë ministër i Brendshëm dhe kriminalizoi vendin.

“Ja ku jemi në Kombinat nën hijen e një trafikanti që na u bë ministër i Brendshëm. Saimir Tahiri është emblema e dështimit dhe kriminalizimit total të Shqipërisë, e vetmja arritje e Edi Ramës. Ja tek jemi në Kombinatin e papunë të zhytur në papunësi, në gjendje të rënduar ekonomike, me qindra familjarë pa ndihmë ekonomike, me fermerët e zonës përreth të braktisur”, tha Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?