Media austriake: Shqipëria mbështet planin për kampin e refugjatëve
Shqipëria mbështet planin për ngritjen e një qendre azilantësh jashtë BE-së. Kështu shkruan gazeta e njohur austriake, Kurier. Sipas saj, shteti ballkanik shpreson në nisjen e shpejtë të negociatave me Bashkimin Europian.
Romina Kuko, përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme shqiptare tha se Shqipëria është gati për të mbështetur një nismë të tillë. Megjithatë mbetet e hapur ideja se në cilin shtet do ndërtohet një qendër e tillë.
Kuko tha se do të diskutohet me shtetet fqinje, si me Maqedoninë. Megjithatë në takimin e 18/19 qershorit në Vjenë do të ketë një panoramë më të qartë. Në këmbim të kësaj, Shqipëria duket se kërkon hapjen e negociatave.
Sipas gazetës, Kuko i sheh përpjekjet e “Shqipërisë në kuadër të vendimit për hapjen e negociatave”. “BE ka nevojë për një partner të sigurt. Hapja e negociatave do ndihmonte,” tha ajo. Austria dhe Danimarka kanë propozuar që të ngrihet një qendër për ata që u refuzohet azili në BE, në një nga vendet europiane që nuk është shumë tërheqës për emigrantët.
Lajmi në gazetën Kurier.at: Albanien: Unterstützung für Asylzentren außerhalb der EU
LAJME TË TJERA PËR KËTË ARGUMENT
- “Le Monde”: Refugjatët nga Afrika dhe Lindja e Mesme në Shqipëri
- Rama: Tërhiqemi nga ISIS. Do vijnë dhjetra mijëra afrikano-veriorë
- Manjani: Rama, Shqipërinë e bën qendër azili për ISIS e për refugjatë afrikanë!
- Berisha: Rama udhëheq mafien shqiptare, ka plan për të “ISIS-izuar” Shqipërinë
- Salvini: NATO të na mbrojë nga emigracioni. Do dëbojmë 500 mijë refugjatë
KOHA JONË SONDAZH

