Media e madhe e huaj: Opozita shqiptare sërish në protestë për zgjedhje të reja

Nga Associated Press

Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kanë dalë  sërish në rrugë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar u mblodhën të dielën përpara ndërtesës së qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste  për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeveri të përkohshëm për përgatitur zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Socialistët e Ramës thonë se opozita po dëmton imazhin e vendit ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian vendosin nëse do të fillojnë negociatat e plota të anëtarësimit me Tiranën.

Swiss Digital Mobile Reklama

BE, SHBA dhe institucionet e tjera perëndimore i kanë kërkuar opozitës që të shmangë dhunën dhe palët të ulen në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?