FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat serbe paralajmërojnë takimin e Ana Brnabic me Haradinajn dhe Ramën

Gazeta serbe “Danas” shkruan se së shpejti mund të zhvillohet një takim ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë.

Duke cituar burime diplomatike gazeta shkruan se takimi mund të ndodhë shumë shpejt, por pa pasur një datë të caktuar.

“Ky takim trelateral tashmë është paralajmëruar, e kur të kihen parasysh projektet e iniciuara të procesit të Berlinit, ka të dhëna se një takim i tillë mund të zhvillohet në Nish”, shkruan “Danas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Beogradi, Tirana dhe Prishtinë do të kenë levërdi nga projektet e përbashkëta, sikur që është ndërtimi i autostradave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Danas” shkruan se Qeveria e Serbisë ende nuk ka një qëndrim se si do të sillet kryeministrja Ana Brnabiç, gjatë takimeve rajonale ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj./indeksonline

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?