FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat serbe: Shqiptarët do të sulmojnë Nishin, Vranjën e Kralevën

 

Gazeta serbe Kurir shkruan se shqiptarët po planifikojnë të kryejnë sulme në Veri të Kosovës dhe jug të Serbisë, përfshirë Vranjën, Nishin dhe Kralevën. Kurir thotë se i referohet një dokumenti top sekret të shërbimeve të inteligjencës. Objektiv i sulmit, sipas gazetës, janë forcat e sigurisë të Serbisë. Organizatorët, sipas saj, janë Ramush e Daut Haradinaj dhe Sefqet Musliu, ish –komandant i UÇPMB –së që ndodhet në Kosovë. Lajmi nuk është komentuar nga institucionet zyrtare. Kurir është një media pranë qeverisë, por ajo ka spekuluar jo pak herë me lajmet që kanë të bëjnë me Kosovën e Shqipërinë. Për ngjarjet në Kumanovë ajo shkruajti se sulmi i vërtetë do të ndodhte me 12 maj, por kjo datë kaloi pa ndonjë incident. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?