Mediu: Isa Sakja bashkoi Kavajën, i ktheu dinjitetin së djathtës

Fitorja e Isa Sakjës, kandidatit demokrat për kryetar bashkie në Kavajë, është përshëndetur edhe nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

Si një prej politiknëve që kanë marrë pjesë drejpërdrejtë duke mbështetur Sakjën në Kavajë, Mediu shprehu bindjen se vota e qytetarëve të Kavajës është shembulli më i mirë i dëshirës që ka për ndryshim e djathta.

“I lumtur që mu dha rasti të jem sadopak pranë Takut në atë fushatë të jashtëzakonshme ku ai bashkoi Kavajën dhe gjithë demokratët. Zoti i bekoftë kavajasit e jashtëzakonshëm”, shkruan Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fushatës së kandidatit, kryetari republikan Mediu ishte prezent në dhjetra takime dhe tubime të banorëve të Kavajës, duke u kërkuar atyre që të votojnë Sakjan dhe programin e PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i Mediut në Facebook:

FITORE, FITORE! Kjo eshte fitorja me e bukur. KAVAJA dhe Isa SAKJA i kthejne nderin dhe dinjitetin Shqiperise, Partise Demokratike, PR dhe te djathtes. I lumtur qe mu dha rasti te jem sadopak prane Takut ne ate fushate te jashtezakonshme ku Ai bashkoi Kavajen dhe gjithe demokratet. Zoti i bekofte kavajasit e jashtezakonshem! Çdo njeri qe u be bashkudhetar i Takut ne kete ndryshim te madh, Zoti i dhente jete dhe shendet!”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?