FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu: Kavaja, suksesi i parë i opozitës. Të vendosur për zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e ka quajtur suksesin e parë të opozitës, vendimin e kryeministrit Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kavajë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mediu shkruar se opozita është e vendosur në qëllimin e madh për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu si dhe për të mos lejuar zgjedhje farsë në Kavajë.

“Te dashur miq
Opozita e vendosur me qellimin e madh per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme, sot njohu suksesin e pare, per te mos lejuar zgjedhje farse ne Kavaje.
Kauza e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte kazua me e drejte per ti kthyer pushtetin qytetareve.
Kushtetuta percakton se jemi nje demokraci pluraliste dhe cdo gje bazohet mbi te gjitha nga vota e lire. Qeverisja me pelqimin e qytetareve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky eshte nje moment qe kerkon reflektim per zgjedhjet e 18 Qershorit.
Rama dhe Partia socialiste duhet te kuptojne se 18 qershori nuk eshte dite votimesh si ne komunizem, por dita e shqiptareve qe vendosin te ardhmen e tyre.
Dialogu me opoziten dhe garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte rruga e zgjidhjes.
As opozitat farse as krimi dhe trafiku as pushteti I inkriminuar nuk mund te ndalin dot te ardhmen Europiane te Shqiperise, kjo eshte nje beteje e gjate dhe e veshtire”, shkruan Fatmir Mediu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?