Mediu komenton zgjedhjet në PD: Uroj që PD dhe e djathta të jetë e bashkuar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmi Mediu ka komentuar zgjedhjet që po mbahen sot për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Aleati i PD-së nuk komenton debatet mes grupimeve që janë sot në PD, por thekson faktin e për të djathtën është i domosdoshëm bashkimi dhe riorganizimi i saj.

Komenti i plotë i Fatmir Mediut në Facebook:

“Te dashur miq!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot behen votimet Ne PD. Pa dashur te hyj ne polemikat e PD-se, por dhe si aleat i Partise demokratike do uroja qe PD te jete sa me e forte dhe e bashkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetem procesi i Bashkimit dhe forcimit te PD-se si forca kryesore e opozites, por dhe riorganizimi i te djathtes eshte vendimtar

Partite tradicionale si Legaliteti dhe Balli Kombetar(te dy partite) duhet te jene pjese e rendesishme e ketij riorganizimi

Te perndjekurit politik dhe pronaret jane jo vetem historia e te djathtes per te cilet duhet te krenohemi te gjithe, por dhe nje force e jashtezakonshme politike dhe elektorale injorimi i te cileve ka sjell pasoja te medha ne peshen politke te se djathtes. Mardhenia me me ta duhet te ridimensjonohet dhe ata duhet te jene pjese e vendimarrjes dhe konkurimit elektoral.

Po ashtu njehere e mire profili yne ne mbeshtetje te biznesit duhet jo vetem te shpjegohet si mundesia e vetme e zhvillimit ekonomik te vendit por edhe si nje mardhnie e perditeshme shume solide qe duhet te synoje ne nje angazhim te perditshem per te fituar besimin dhe mbeshtetjen e tyre.

Rinia ka qene forca e te djathtes dhe luftetaret e lirise pragmatizmi i se majtes duke i kushtezuar te ardhmen e tyre me pushtetin dhe punen e shtetit ka krijuar dhe do krijoj nje hendek te madh ne demokracine tone te manipuluar nga Etatizmi i se majtes, prandaj angazhimi i tyre si force levizje drejtuese dhe jo skalion mbeshtetes eshte domosdoshmeri

Pushtetit i marre i se majtes qe po shkaterron cdo vlere tradicionale dhe konkurruese, me blerjen e votes, varferine dhe largimin masiv nga Shqiperia kerkon nje gjykim dhe politike krejt ndryshe te se dhathtes

Rama po shkaterron cdo vlere pozitive te shoqerise sone duke tentuar qe korrupsionin e qeverise dhe te majtes ta ktheje ne nje korrupsion te pranueshem te shoqerise.

E djathta duhet te jete nje strukture politike dhe organizative vendimarrese ndoshta Ne nje organizim federativ ku gjithe faktoret e saj te jene pjese e gjykimit dhe vendimarrjes

E djathta eshte nje mozaik vlerash qe bazohet tek Liria dhe besimi, ne lufte me pushtetin qe kufizon lirine dhe vendimarrjen tone

Miqesisht

Fatmir Mediu”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?