FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu me kreun e Bundestagut gjerman, Schauble: Falenderim për mbështetjen

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë takimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-s në Berlin, në pritjen e shtruar nga Bundenstagu ka zhvilluar një takim me Presidentin e Bundenstagut Dr. Wolfgang Schauble.

Sipas një një njoftimi për mediat të shpërndarë nga selia e PR, në takimin e zhvilluar kreu republikan ka falënderuar Schauble për mbështetjen e tij personale dhe të Bundenstagut për rrugën Europiane të Shqipërisë dhe veçanërisht për qëndrimin e Bundenstagut përpara Samitit të BE.

‘Qëndrimi i Bundenstagut gjerman për të mbështetur Shqipërinë, por veçanërisht ndjekja me rigorozitet e luftës kundër trafikut të drogës, korrupsionit qeveritar, reformës zgjedhore dhe veçanërisht problemet e krijuara me bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë janë një ndihmë e madhe për Shqipërinë’, është shprehur kreu i PR-së Fatmir Mediu në takimin me kreun e Bundestagut gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nga ane e tij Schauble ka  theksuar se ‘Bundenstagu do ndjekë me vëmendje  zhvillimet në Shqipëri dhe kërkesat qe ka bërë prezent’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?