Mediu në Asamblenë e OSBE: Kapja e shtetit, rreziku më i madh në Shqipëri
Kryetari i PR, Fatmir Mediu, i pranishem gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, e cila u mbajt në parlamentin gjerman, vleresoi se në qendër të punës së OSBE është mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve, e drejta e tyre për të vendosur nëpërmjet votës, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Mediu theksoi se nëse OSBE vëzhgon zgjedhjet dhe bën rekomandime atëherë është e domosdoshme që ajo të ndjekë zbatimin e tyre, e në mënyrë të veçantë: ”Blerjen e votës, influencën e krimit të organizuar në zgjedhje dhe kapjen e shtetit”, të cilat ai i cilësoi si rrezikun më të madh, veçanërisht në Shqipëri.
Duke theksuar se mungesa e pushtetit gjyqësor i jep autoritet vetëm qeverisë, Mediu ngriti pikëpyetjen se si mund luftohet korrupsioni në këto kushte dhe se ku është zbatimi i Kushtetutës bazuar me parimin Check and Balance.
Mediu e cilesoi Shqipërinë si një rast unik në Europë, qe nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo me një Gjykatë të Lartë të bllokuar, duke përmendur si shembull Amerikën, vend në të cilin zhvillohet debat se kush duhet të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë, në një kohë kur në nuk ka një të tillë.
“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet të ulemi dhe të ndryshojmë këtë situatë për të pasur një pushtet gjyqësor të pavarur dhe funksional. NATO dhe BE janë padyshim rruga e vetme e Ballkanit për prosperitet dhe demokraci të qëndrueshme kushtetuese”, theksoi ne fund të fjalës së tij Fatmir Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

