Mediu: Pas marrëveshjës Basha-Rama, jemi gati të shkojmë në Kuvend

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhënë detaje rreth marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike.

Ai tha se në parim janë respektuar të gjitha pikat e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mcallister +”. Ndërsa për detajet teknike, Mediu u shpreh se po diskutohen mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitait Basha.

“Është rënë dakort në parim për të gjithë paketën. Paketa nuk është se përfshin të gjithë elementet teknikë, që janë duke u diskutuar në një takim mes Ramës dhe Bashës”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi Rama – Basha po zhvillohet në Pallatin e Kongeresve. Mediu tha se bashkë me liderët politikë janë dhe stafet teknikë të tyre, “njerëz të besuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në paketën “Mcallister +” janë përfshirë edhe propozime që ka bërë Kreu i Qeverisë dhe opozita ka qenë e gatshme ti pranojë, tha Mediu.

Kryetari i PR-së shtoi se opozita është e gatshme për të shkuar që tani në Kuvend dhe të votojë ndryshimet ligjore që parashikohen në paketën “Mcallister +”.

Mediu theksoi se çështja që ndau jo palët deri mesnatën e djeshme, data e zgjedhjeve, do të përcaktohet nga dy aktorët e marrëveshjes, Ramës dhe Bashës.

“Data e zgjedheve do të dalë nga dy aktorët e kësaj vendimmarrje”, tha kreu republikan.

Z.Mediu, a kemi një datë për të konfirmuar, pas arritjes së kësaj marrëveshje?
Mendoj se ka mbetur të zbardhet marrëveshja, që të mësojmë edhe të gjitha detajet e datës së zgjedhjeve dhe paketës “McAllister plus”. Kjo tregoi se kemi një klasë politike që për interes të vendit gjejmë një gjuhë të përbashkët. Por akoma më e rëndësishme është që të implementohet deri në fund kjo paketë, sepse është e rëndësishme për marrëdhëniet me SHBA dhe BE, për të pasur një frymë të përbashkët të marrëdhënieve tona të brendshme por edhe në raport me ndërkombëtarët. Data e zgjedheve do të dalë nga dy aktorët e kësaj vendimmarrje.

Mund të jetë 16 korriku?
Për mua, çdo datë që është e dakordësuar dhe që garanton zgjedhje normale, pjesëmarrje të forcave politike, është e pranueshme. Këto janë elementet që duhet të kuptojmë se zgjedhjet nuk janë lojë e politikanëve, por momenti i vendimit të qytetarëve. Çdo datë që e bën të implementueshme këtë paketë, është jo vetëm e pranueshme, por është edhe data më e mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?