Mediu: PD, pa memorie historike, si magazinë pa inventar

Mungesa e përfshirjes aktive në fushatë të aleatëve të Partisë Demokratike, për kryetarin republikan Fatmir Mediu është një ndër faktorët e humbjes së opozitës në zgjedhjet parlamentare.

Mediu gjithashtu kritikon vendimin e Bashës për të lënë personalizuar fushatën dhe për të lënë jashtë saj figurat historike të Partisë Demokratike. “Ajo që mungoi ishte fryma e një opozite funksionale. Ishte një drejtim vetëm PD-ja, do t’jua them z. Basha, do t’ja them dhe z.Berisha, për fatin e keq memoria historike në Partinë Demokratike është shumë e dobët.

Është si një magazinë pa një inventar. Z.Mustafaj është një aset i PD, duke ardhur në fushatë, duke bërë fushatë për PD pa pasur interes specifik të vetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sa të tjerë ka që duhet të ishin bërë pjesë aktive e fushatës elektorale? Për fatin e keq ndonjëherë idea e krijimit të kësaj idesë brezat e rinj brezat e vjetër, krijon një lloj konflikti që krijon një lloj përjashtimi’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Republikaneve ka rezerva edhe për marrëveshjen e Bashës me kryeministrin. Për Mediun qëndrimi në opozitë sjell si nevojë reformimin e Partisë Demokratike duke nisur që nga kryetari i saj.

Fatmir Mediu është kategorikisht kundër përfshirjes së opozitës në qeverinë që do të prodhojnë zgjedhjet e 25 qershorit. Katastrofale qeverisja me Ramen, le vendin pa opozite, pasi LSI është e majtë./tvklan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?