FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu rrëfen çfarë i tha Basha për marrëveshjen me Ramën

Deri më tani  nuk ka asnjë informacion zyrtar, që të zbulojë marrëveshjen e cila ende po përpunohet nga Kryeministri Rama së bashku me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kjo në takim që ka nisur që prej orës 10:00 tek Pallati i Kongresëve.

Për më shumë nga kjo marrëveshje, ka zbuluar kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka treguar se çfarë i komunikoi Basha për paktin e arritur me kryeministrin Rama.

Pas daljes nga takimi nga zyra e ish-kryeminstrit Berisha ku ishte dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, kreu i PR-së në një prononcim për mediat, u shpreh se do të ketë një marrëveshje me vlerë mes dy liderve.

Swiss Digital Desktop Reklama
 “Jam takuar fare shkurt dje me Bashën, do ishim në udhëtim për SHBA por që e anulluam për shkak të marrëveshjes. Shpresoj t’ja vlejë se ishte një udhëtim shumë i rëndësishëm. Nuk folëm gjatë, për shkak të raportit konfidencial të marrëveshjes me Ramën. Më tha se është një marrëveshje e qëndrueshme. Sot folëm dhe ramë dakord që pasi të mbarojë takimi me Ramën të ketë takim me aleatët”, tha Mediu për mediat.

Kreu i PR-së, theksoi se shpreson që marrëveshja është një qëndrim që ka të bëjë me interesat e shqiptarëve. I pyetur për datën e zgjedhjeve, Mediu theksoi se “nuk kam ide kush mund të jetë data, nuk e di, sipas paketës McAllister është data 16, nëse ka datë tjetër duhet të ketë arsyetim të arsyeshëm pse ka datë tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?