Mediu takon Daul: Shqipëria në rrezik, mungojnë Gjykatat
Gjatë takimit me Partitë Popullore Europiane, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me Presidentin e PPE, Joseph Daul. Vetë Mediu shkruan në një postim në facebook, se pjesë e bisedës ka qenë gjendja ekonomike, korrupsioni, për të cilat kreu i PR-së kërkoi mbështetje.
“Duke i shpjeguar gjendjen e rëndë ekonomike, situatën e rëndë me korrupsionin, krimin ekonomik i kërkova Daul mbështejen e PPE-së, jo thjeshtë për të djathtën shqiptare PD dhe PR por për Shqipërinë duke qënë se PPE janë grupi më i madh i partive në Parlamentin Europian dhe drejtojnë qeveritë në vendet kryesore të BE-së”,-shkruan Mediu në facebook.
Nga ana tjetër, Mediu ka folur edhe për situatën e rëndë në vend, ku mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është bllokuar.
“Po ashtu referuar mbështetjes së PPE dhe vetë Daul për zgjedhjet parlamentare dhe reformën në drejtësi, i kërkova një mision fakt mbledhës për Shqipërinë, mbështetje për reformën zgjedhore dhe veçanërisht për situatën e papranueshme të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimit të Gjykatës së Lartë”.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

