FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediu: Të gjitha partitë janë për shtyrje të zgjedhjeve, përveç Ramës

Pas përfundimit të takimit të partive kreu i PR-së, Fatmir Mediu deklaroi se të gjitha partitë janë të gatshme për miratimin e paktës “McAllister”, përveç Edi Ramës.

“Opozita është e gatshme ta miratojë paketën McAllister që nesër. Që nesër të mblidhet parlamenti. Ky është qëndrimi i opozitës. Kemi parë përkrahje nga gjithë partitë e tjera, përveç Edi Ramës. Rama ishte për lëvizje të datës së zgjedhjeve brenda qershorit. Ne nuk po dalim jashtë paketës, kjo paketë miratohet nga opozita pa asnjë lloj hezitimi”,- tha Mediu.

Fjala e Mediu për median:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të falënderoj përfaqësuesit e partive. Qartësisht në tryezë kemi pozicione të përafërte por dhe të ndryshme. Opozita ka miratuar paketën e propozuar nga Yee dhe Lu. Kemi theksuar që nuk kemi debat nga asnjë çështje,. Kemi parë një vullnet të mirë nga të gjitha partitë me përjashtim të Ramës. Që nesër të mblidhet parlamenti të votohet vettingu dhe të implementojmë këtë paketë. Ky është qëllimi ynë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne nuk po dalim jashtë paketës. Paketa e propozuar do miratohet nga opozita siç është. E kemi dhënë përgjigjem me shkrim.

Zoti Rama le të flasë vetë për atë çfarë pretendon. Unë dua ta vlerësoj angazhimin e LSI-së, PDIU-së dhe LIBRA që pranuan këtë paketë si zgjidhje. Shpresoj dhe besoj se ka kohë dhe vullnet për të pasur një zgjedhje përfundimtare. Kjo nuk është Shqipëria e një njeriu dhe e një partie por e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?