Mediu: Vota kundër SHBA një veprim i nxituar, mund të sjellë probleme

Ish- ministri i Mbrojtjes, dhe kreu i republikaneve Fatmir Mediu ka reaguar për votën e Shqipërisë pro rezolutës anti-Trump në OKB për shpalljen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit si dhe votën pro të Shqipërisë ndaj kësaj resolute.

Në një prononcim për News24, Fatmir Mediu tha se vota kundër SHBA është një veprim i nxituar dhe mund të sjellë probleme në marrëdhëniet me SHBA.

“Të dalim kundër SHBA është një veprim i nxituar. Ne kemi një asistencë ë madhe me SHBA dhe uroj të mos reflektojë kjo në raport me ndihmën që po na jep SHBA. Një nga ndihmat e SHBA edhe nga ana financiare është për reformën në drejtësi. SHBA është një partner strategjik dhe vota kundër SHBA është një votë që mund të sjellë probleme”- tha Fatmir Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?