FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mehmetaj ironi me Ramën: Rroftë Lideri ynë global

Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

Lidhur me këtë publikim reagon edhe ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

“Sipas Transparency International, Shqipëria renditet e 106 në perceptimin për korrupsionin, duke humbur 23 vende krahasuar me 2016, e 5 vende pas Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kombet e Bashkuara në publikimin “Our World in Data” e vendosim Shqipërinë në vendin e 3 për përdorimin e kokainës dhe në vendin e 15 për përdorimin e lëndëve narkotike në përgjithësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

…Ndërkohë, Edi Rama çfarë nuk nxjerr nga goja për Kryeministrin e Kosovës. Mirë e bën, me të dhënat më sipër tregon se i ka realizuar objektivat kombëtar, tani është koha ti jap eksperiencë Kosovës e gjithë rajonit.

Rroftë Lideri ynë Global”, shkruan Mehmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?