Mehmetaj: Ja çfarë do të bëjë opozita për të larguar Ramën dhe qeverinë e krimit
“Platforma e opozitës së bashkuar, përmban brenda saj alternativat për të larguar Ramën dhe qeverinë e bandave”, kështu deklaroi në studion e lajmeve të Syri.net, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
E pyetur rreth platformës së opozitës, Mehmetaj tha se në platformë përfshihet vettingu i politikës si dhe kalimi në sitë i ekonomisë dhe pasurisë shqiptare.
Ndërsa shtoi se opozita nuk synon të trembë biznesin, por të pastrojë paratë e dhëna nga kjo qeveri në duart e disa oligarkëve dhe bandave.
“Opozita e bashkuar dhe më e shumtë në numër, ku nuk kam parasysh vetëm partitë politike por edhe ata shqiptarë që kanë formuar grupet e tyre, ato celulat e tyre, tashmë janë në një përpjekje shumë serioze që përtej akuzave tani po paraqesin një platformë alternative për qytetarët, që nuk ëhstë një platformë qeverisëse, por një platformë se si ta nxjerrim vendin nga kriza. Platforma synon që edhe këtë kryeministër ta heqë nga sistemi. Kjo është një platforma për të luftuar atë që ka marrë peng këtë vend. Ne themi që politika duhet të çlirohet nga krimi dhe oligarkët, këtë vend e drejtojnë bandat. Elementi i dytë është vettingu në politikë dhe pastrimi i ekonomisë, për të parë se ku kanë shkuar paratë e qytetarëve”- tha Mehmetaj.
“Rama e urren arsimin”
Deputetja e LSI-së, analizoi situatën në të cilën ndodhet sot arsimi shqiptar.
E pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se çfarë po ndodh me arsimin në Shqipëri, Mehmeti tha se sot në pushtet është qeveria më antiarsim që kanë parë ndonjëherë shqiptarët.
Sipas saj sot ne kemi buxhetin më të ulët për arsimin, dhe kjo ndodh pasi Rama nuk e do arsimimin.
“Kemi një qeveri që nuk e do arsimin fare. Reflektimi i parë është që kemi një buxhet më të ulet se në 2013-n. Sot qeveria shqiptare shpenzon për arsimin vetëm për të paguar rrogat edhe këtë duke ndjekur një procedurë që është e paligjshme, që është njëlloj presioni që u bëhet mësuesve që nuk janë me PS-në. Nga ana tjetër mjafton të dëgjosh kryeministrin që foli para mësuesve për 1 orë duke ju folur vetëm për celularin. Kryeministri nuk e di që mësuesi nuk e përdor telefonin gjatë mësimit, të paktën pse nuk i kanë thënë që në rregulloren e çdo shkolle nuk lejohen telefonat në orë mësimi. Shkollat e shihni si kanë përfunduar, ekonominë e ka uzurpuar Rama, droga, krimi e shihni vetë, prandaj shqiptarët kanë zgjedhur të ikin”, tha Mehmetaj.
A do t’i djegë opozita mandatet?
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ëhstë pyetur nga moderatori nëse opozita do të djegë mandatet nëse Rama nuk pranon vettingun në politikë.
Lidhur me këtë pyetje Mehmetaj tha se mandatet nuk i përkasin atyre por qytetarëve që i kanë votuar. Sipas saj nëse qytetarët do të kërkojnë djegien e mandateve opozita do ta bëjë.
“Unë mendoj që mandatet që ne kemi marrë në këto zgjedhje, janë mandatet më të vështira që kemi marrë ndonjëherë, në një situatë kur presioni vinte nga administrata ppublike, bandat, kriminelët,, nga paratë e drogës. Këto nuk janë mandatet tona janë të qytetarëve, nëse qytetarët kërkojnë djegien e mandateve ne do ta bëjmë. Ajo që unë po them është që ne kemi nevojë që qytetarët të na nxisin në këtë aksion. Ne tani do të fillojmë në të gjithë Shqipërinë konsultimin me qytetarët do të jemi me ta”, tha Mehmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

