Mehmetaj mesazh Ramës dhe korrierëve të PS: Mos shpresoni për vota nga LSI

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka komentuar votimin e sotëm për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në Kuvend. Ajo deklaron se LSI pati qëndrim të qartë që në fillim dhe nuk pranon të bëhet pjesë e pazareve.

Mehmetaj mes rreshtave të reagimit lë të kuptohet se nga ana e PS ka pasur korrierë për çështjen e votave në seancën e sotme. “Ndaj e siguroj kryeministrin dhe korrierët e tij që është e kotë të shpresojnë se do të ketë rrjedhje të votave nga grupi ynë parlamentar. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ne nuk jemi emra listash të hartuar nga kriminelë dhe trafikantë apo pengje të bizneseve të lidhura me pushtetin. Diku gjetkë mund të gjenden mercenarë të tillë”,- shprehet Mehmetaj.

Postimi i plotë në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri i maxhorancës së blerë me paratë e drogës ka marrë përsipër të komentojë sot qëndrimin e grupit parlamentar të LSI, i cili vendosi të mos marrë pjesë në votimin për Kryetarin e ri të Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama është ndjerë sot i frikësuar nga vendimi i deputetëve të LSI por më shumë atë e tremb e ardhmja e një grupi të konsoliduar politikanësh të rinj që nuk janë dhe nuk do jenë pjesë e kompromiseve dhe lojrave me pushtetin.

 LSI nuk e di se si dhe në ç’mënyrë opozita tjetër e parlamentit arriti të plotësojë numrin 80 të votave. Ne dimë me siguri që ky është akti ynë i parë politik dhe që do pasohet nga të tjera qëndrime po kaq të prera dhe të sakta.

Ndaj e siguroj kryeministrin dhe korrierët e tij që është e kotë të shpresojnë se do të ketë rrjedhje të votave nga grupi ynë parlamentar. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ne nuk jemi emra listash të hartuar nga kriminelë dhe trafikantë apo pengje të bizneseve të lidhura me pushtetin. Diku gjetkë mund të gjenden mercenarë të tillë.

Dua ta siguroj gjithashtu kryeministrin se dita e sotme është pikënisja e një beteje të fortë politike, ku numrat e deputetëve apo pazaret e nëndheshme nuk do mundet të na pengojnë në spastrimin e vendit nga bandat që blenë votën e shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?