Meksi: Dekriminalizimi si lustracioni, ajo që bëhet në Parlament s’është politikë

 

Një nga ish-kryeministrat e parë të Pluralizimit në Shqipëri nga 1992-1997, dhe me korrekt ne raport me ligjin, Aleksandër Meksi në një intervistë për Ditë e Re me gazetarin Gerti Çarçani ka shprehur rezerva të shumta për politikën në Shqipëri. I pyetur për procesin e dekriminalizimit, Meksi tha se është gjëja më elementare që shteti mos ketë persona kriminelë. Ai u shpreh se dekriminalizimi është njësoj si lustracioni politik.

Aleksandër Meksi:  Më vjen turp që jetoj në një vend ku kriminelat duhen hequr nga qeverisja. Kush is jell në qeverisje kriminelët? Erdhën me kallash? Skemi dëgjuar. Dikush i pruri, nuk erdhën vetë. Kështu që termi është jo shumë i përzgjedhur. Në tër botën nuk lejohen qe persona të caktuar të mund të vënë kandidaturën, po që i dënuar me formë të prerë, dy vjet e ka Italia, pra janë çështje që nuk ka pse të bëhet zhurmë, zhurma bëhet kur dikush nuk dëshiron të ketë norma të tilla. Është gjëja më elementare, nuk ka pse kriminelat të jenë në drejtim  të shtetit në cilin do post të marrjes së vendimeve. Edhe lustracioni politik këtë kishte, personat e inkriminuar që kanë kryer në sistem nuk duhet të ishin të pranishëm. Kjo pastërti i kërkohet, por nuk përdoret termi lustracion politik, por përdoret dekriminalizim që nuk e përdor asnjë tjetër. Të pranosh që kam një njëri të dënuar në listë do të ishte turpi më i madh.

Ish-kryeministri Meksi tha se nuk e ndjek Parlamentin pasi sipas tij ajo është një shfaqje dhe nuk të ngjall asnjë kënaqësi. Ajo që shohim në Parlament tha ai nuk është mënyrë e të bërit politikë.

Aleksandër Meksi: Unë nuk e ndjek parlamentin, nuk e bëj atë gabim, nuk e marr mundimin ta ndjek, nuk më intereson fare. Nuk ka ndonjë kënaqësi. Ka rastisur ta shof kur e ndjekin të tjerët në kafe, zakonisht kjo kafja poshtë meje e jepte pa zë, por shifeshin gërmasat e njerëzve ose kur ziheshin, është gjëja më e padëshirueshme. Kam qenë nënkryetar Kuvendi 1 vit, 2/3 ishte Partia e Punës 1/3 ishte PD nuk di që të jetë zënë njëri me grushte apo të jenë sharë me fjalë të pista. Kishte ndonjë incident që më pas ktheheshe në shaka se shkohesh pihesh kafja bashkërisht. Me debutetë të asaj kohe unë vazhdoj edhe sot të flas të majtë apo të djathtë. Kam dëgjuar nëpër gazeta 2-3 veta nga e majta kanë thënë që  Parlament ka qënë ai i 1991-1992. Unë jam në koherencë më politikën, por ajo nuk është politikë, ajo është shfaqje, filmat i shohim në TV nuk ka nevojë ti shohim në Parlament. Të jep përshtypjen më negative, kjo është arsyeja që nuk shifet. Ka shumë që mendojnë se ata e bëjnë për të treguar se janë shumë luftarak me njëri-tjetrin, por në fakt nuk janë të tillë, ka dhe nga ata që shkruajnë nëpër gazeta këto gjëra. Ka prej tyre që thonë edhe këtë që ata bëjnë sikur zihen,por pazaret i kanë bashkë, por këto nuk i dimë ne, i dinë ata që investigojnë. Në parlament nuk ngrihen të gjithë dhe flasin dhe shahen se ka dhe nga ata që nuk janë ngritur të flasin fare dhe kuptohet nuk janë si të tjerët. Ajo që bëhet në Parlament nuk është mënyrë të të bërit politikë.

SHKARKO APP