Mëngjesi me gazetarët/ A ranë në kurthin e Ramës?

Në të gjitha vendet e botës demokratike është një praktikë e zakonshme që shefat e shteteve apo kryeministrat, të organizojnë mëngjese pune me gazetarë. Përmes tyre ata marrin dhe japin informacion, përdorin kanale për ti prcjellë publikut mesazhe që nuk i thonë vet me gojën e tyre dhe shtojnë nota njerzore në një raport që për nga natyra e tij duhet të jetë antagonist dhe kundërshtues.
Këtë ka tentuar të bëjë edhe kryeministri Rama, duke ftuar për një mëngjes pune në Llogara tre reporterë; Elja Zotka nga Klan, Elona Meço nga Top Channel dhe Aristir Lumnezi nga Panorama.

Por, fakti që Rama nuk bën dot asgjë pa e shndërruar në show,  kompromentoi gjithçka. Sepse ai një bisedë që duhej të ishte njerezore dhe konfidenciale e transmetoi live në ERTV (ku mund  të shihet ende/ video poshtë) Dhe përmes këtij trasmetimi publiku mësoi se ku i kishte bërë pushimet njëri gazetar, a kishte shkuar jashtë apo jo, se sa efekt mbresëlënës kishte pasur Rilindja urbane në Qeparo dhe se cila reportere po bënte prova autoshkolle. Përpos tyre asnjë pyetje e thelluar, asnjë shqetësim serioz i ngritur, asnjë debat lidhur me akuzat e shumta që rëndojnë mbi qeverisjen e Ramës.
Natyrisht, që në lojën e persupozuar si të maces me miun edhe gazetarët me politikanët mund të kenë momentet e tyre “të paqes” ku mund të flasin për të përditshmen, detin, ushqimin dhe qejfet. Këtë mund ta bëjnë duke gjerbur një kafe dhe duke shijuar një omletë të shoqëruar me portokall të shtrydhur. Deri këtu nuk ka nonjë mëkat.

Por, kur kjo i transmetohet publikut si një shfaqe, kjo e korrupton rëndë misionin e gazetarit. Sepse biseda private e Edit me Eljan, Elonën apo Aristirin, nuk i intereson njeriu. Por dialogu mes një përfaqësuesi të pushtetit të katërt dhe kryeministrit të vendit ka një hije krejt tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe mania e Ramës për show, transmetimi live, bëri që ftesa për mëngjes “të shitej” si një raport institucional.
Dhe duke parë këtë shfaqe publiku nuk shikon marrdhënien e shumëpritur mes Watch Dogs që mbrojnë interesin publik dhe pushtetarëve që kanë prirje të abuzojnë me të, por imazhin e një harmonie të plotë mes pushteteve që është thelbi i rrënimit të nje demokracie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj mëngjesi i shijshëm në ajër të pastër, i transmetuar live, jepte më shumë imazhin e vendeve diktatoriale ku lideri njëhrë thërret artistët, një herë gazetarët, një herë mjekët dhe një herë inxhinjerët për të biseduar përzëmërsisht me ta. Në këtë kurth ranë edhe tre gazetarët e ftuar nga kryeministri që biseduan me të jo si përfaqësues të interesit publik por si të ftuar personalë të tij. Ata lanë fiks imazhin që kërkon Rama, si një lider i pranuar dhe i përkedhëlur nga të gjithë, të cilin askush nuk e kundërshton më. (Lapsi.al)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?