FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel në korrik në Tiranë

 

Vendi kryesor i Bashkimit Europian i kërkon Shkupit të pozicionohet qartë për orientimin integrues drejt Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier e la të nënkuptohet këtë kur gjatë pritjes së homologut shqiptar Ditmir Bushati tha se, zhvillmet e fundit në këtë vend kanë lënë dyshime për këtë.

“Shprehëm shpresën që nuk do të ketë incidente të tilla të mëtejshme dhe që gjendja jo vetëm të qetësohet, por që në Maqedoni të konsolidohet vullneti për të vazhduar rrugën drejt BE dhe jo të krijohen dyshime për këtë. BE është treguar e gatshme për të ndërmarrë përpjekje ndërmjetësuese”, deklaroi Steinmeier. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvillimet në fqinjin tonë, me një popullësi mbi 30 për qind shqiptare, ishte një nga çështjet për të cilat ministri ynë i Jashtëm udhëtoi drejt Berlinit, me ftesë të homologut gjerman. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy ministrat e Jashtëm ndanë qëndrimin për nevojën e transparencës mbi sulmin me armë në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Berlini e Tirana gjithashtu ndanë po të njëjtin qëndrim kur i përsëritën Shkupit kërkesën për të shmangur shndërrimin e krizës politike në një krizë ndëretnike, që për Bushatin e Steinmeier do të kishte pasoja edhe për rajonin. 

“Kriza aktuale të ndalet e të mos përshkallëzohet dhe rruga, ose busulla orientuese e Maqedonisë dhe e gjithë vendeve të rajonit do të vijojë të mbetet rruga integruese”, tha Bushati. 

Duke thënë këtë, ministri Bushati, që informoi edhe për zhvillimet reformuese në vend, e siguroi ministrin e Jashtëm më të rëndësishëm të BE-së për qartësinë e orientimit të Shqipërisë. 

Çështja e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë ishte gjithashtu një nga temat e diskutuara mes Bushatit e Steinmeier, për të cilën ky i fundit vlerësoi fushatën sqaruese të autoriteteve të Tiranës në bashkëpunim me ambasadën gjermane. 

Përfshirë diskutimin për konferencën e ardhshme të vendeve të Ballkanit në Vjenë, Bushati e Steinmeier u takuan në Berlin në paraprirje të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

/ Top Channel 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?