FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i ambasadores: Puna në administratë nuk është për gjithë jetën, të ndryshohet mendësia

Bashkimi Europian mbështet progresin e reformës në shërbimin civil në vendin tonë. Në një konferencë se bashku me ministren e Administratës Publike, Mirela Harito, nga Zyra e Informimit të BE, kryesuesja e delegacionit europian në vendin tonë, Romana Vlahutin theksoi se reforma në administratë është një nga më të vështirat.

Ambasadorja e BE theksoi se kjo reformë është një nga prioritetet kyç për integrimin europian të vendit.

Vlahutin u shpreh se puna në administratë nuk është për gjithë jetën, dhe për këtë duhet të ndryshohet mendësia. Sakaq, ambasadorja përcolli mesazhin se qeveria e ardhshme duhet të punojë me tej për realizimin e plotë të reformës së administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën. Duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin. BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Në muajt e fundit ka patur përmirësim dhe arritje. Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim”, u shpreh ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Hatiro, theksoi se reforma administrative është prioritet për mandatin e dytë qeverisës.

“Kjo reformë e administratës është detyrim për integrimin e vendit në BE. Deri më tani janë bërë ndryshime të mëdha në rekrutimin e shërbimit civil. Futëm për herë të parë sistemin e karrierës”, u shpreh ministrja Harito.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?