Mesazhi i Bregut pasi ngeli “pa punë”: Ndihem butësisht e mjegulluar në…
Që prej ditës së shtunë, Majlinda Bregu ngeli jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ish-deputetja e ka konsideruar veten të papunë.
Ndërkohë që sot mbahej seanca e parë plenare ku kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e tij qeverisëse për një mandat 4-vjeçar, Bregu ka shijuar shiun, brenda shtëpisë së saj. Ka qenë vet demokratja ajo që ka postuar në faqen e saj të Instagramit një foto, ndërsa dixhiturën e ka bërë në anglisht. “Softly blurred in the rain?”, në shqip “Butësisht e mjegulluar në shi”.

Para prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, Bregu u përfol se do të ishte pjesë e qeverisë “Rama 2”. Por gjithçka ishte hamendesim, pasi ish-deputetja nuk u përfshi në asnjë detyrë të tillë. Tashmë ajo rezulton jashtë Kuvendit bashkë me disa kritikë të tjerë të kreu të PD-së, Lulzim Basha, i cili nuk i përfshiu në listën e zgjedhjeve të 25.
KOHA JONË SONDAZH

