Mesazhi i koduar i Saimir Tahirit në 27-vjetorin e PS: Do ringrihemi!

Ish-kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, ka uruar sot socialistët me rastin e 27-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri bën një urim me shumë kuptime për socialistët dhe drejtuesit e PS. Edhe pse PS është në pushtet, Tahiri flet për ringritje dhe për të bërë gjëra që nuk i bënë dot më parë.

Postimi i Saimir Tahirit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burra e gra, te rinj e te reja ne PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone.

Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e radhes.

Gezuar”, shkruan Saimir Tahiri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?