FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i kryeministrit Rama në Ditën e Europës, për Lulzim Bashën

Në aktivitetin për Ditën e Europës që po zhvillohet në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama u shpreh se unioni sot është një ngrehinë e papërkryer, ndërsa shtoi se jo perfeksionin e shihte si paplotshmëri të një projekti që nuk mund të braktiset kurrsesi siç është zgjerimi i Europës, dhe përfshirja e gjithë rajonit të Ballkanit në Europë.

“Ngritja e mureve për të mbajtur jashtë ata që kanë pasur fatin të lindin këtu në Shqipëri apo rajon nuk është një alternativë. Sot më shumë se kurrë Ballkani ka nevojë të integrohet. Në këtë udhëkryq do fitojë e ardhmja, nuk do imponohet dot e shkuara”,- tha Rama.

Kryeministri Rama lëshoi edhe një mesazh për kryedemokratin Basha, që t’i kalonin me njerëzillëk problemet e brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“T’i kapërcejmë me njerëzillëk edhe problemet në politikën tonë të brendshme cilësia nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por sa njerëzisht e jetojnë mosdakordësinë mes tyre. Jam i bindur që do ia dalim, më 18 qershor shqiptarët do japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa”,- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?