FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i Yee: Deputetët s’mund të heqin përgjegjësinë duke bojkotuar parlamentin

Një ditë para mbërritjes në Tiranë Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee lëshon apelin e tij kundër çdo lloj bojkoti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve.  Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin.” tha zyrtari i lartë amerikan ndërsa kujtoi këshillën e ish-presidentit amerikan Ruzvelt “se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa nëj kritik apo vëzhgues nga jashtë”.

Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?