Mesila Doda: Duke thyer Omertà-n alla shqiptare…

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e fortë të antimafias italiane për drogën shqiptare e cila ka nxitur “luftë” mes bandave në Itali. Doda shkruan se kodi i heshtjes duhet të thyhet dhe në Shqipëri dhe nuk duhet pritur shtatori. Zgjidhjen Doda e sheh tek shteti dhe jo tek të huajt, pasi sipas saj, “lufta për drogën është e kulturës mospranuese dhe divorci qoftë edhe ai me mbrojtje politike”.

“Antimafia italiana jep sinjalin e fortë kunder krimit dhe droges shqiptare. 192 trupa speciale, perfshire pol gjyqesore financiare etj.. do instalohen ne Foggia dhe do hetojne trafiqet me Shqiperine. Ne Shqiperi duket se jetojme ne nje planet tjeter ku secili ben sikur nuk sheh e nuk degjon, sepse kodi i heshtjes e famshmja Omertà e mafias, eshte me sa duket mundesia e vetme e jeteses dhe mbijeteses. Une nuk di asnje vend qe te jete zhvilluar e begatuar duke lejuar trafiqe e krim, por me sa duket ne e paskemi lehtesisht te pranueshme bashkejetesen me te keqen. Nese mendojme qe nga krimi dhe droga do na shpetojne te huajt e kemi gabim. Ne vete duhet te rrisim nje kulture tjeter mospranimi dhe divorci me te keqen e me krimin, qofte ai edhe me mbrojtje politike. P.S ne nderkohe ne i dime qe kemi 124 trafikante grosiste dhe i kemi dhene dhe 1 muaj leje.. ta shifni ça do ju bejme ne shtator…”, shkruan Doda në rrjetin social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?