Mesila Doda: Kur deputetet dhe vajzat dhunohen, shteti pushon së ekzistuari
Ish-deputetja Mesila Doda ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Kryeprokurores së parakohshme dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Doda në një koment në rrjetet sociale shprehet se mbështet opozitën që del në sheshe, ndërsa paralajmëron se nëse protestat shtyhen në kohë më të përshtatshme është më mirë të pranojnë kapitullimin.
“Më është dashur të hesht gjatë ditës së sotme thjesht që të kisha mundësinë të gjykoja më e qetë mbi ngjarjet e sotme. Përfundimisht sot shteti pushoi se egzistuari… deputete vajza e gra që dhunohen, karta votimi që vidhen, Kushtetuta e bërë copash.. shteti i rënë…
Unë sot deklarohem publikisht me opozitën që zbret në sheshe… nese protestat do shtyhen për kohë më të përshtatshme është më mirë të pranojmë kapitullimin para të keqes. Para një të keqe të madhe duhet të heshtë çdo inat, kënaqesi a pakënaqësi e jona më e vogel.
Shteti demokratik sot është uzurpuar i gjithi nga përgjegjësi i vetem që bëri të marrin arratinë 200 mijë shqiptare. Në këto kushte vetëm sheshi dhe përballja mund të jenë garantet e demokracisë në vend”, shkruan Doda në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

