Mesila Doda: Na kanë vjedhur mandatin e Idrizit!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit 2015, ku Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet mori 3 mandate.

Por për Mesila Dodën, kjo forcë politike ka mundur të marrë 4 mandate, e kështu, kryetari Shpëtim Idrizi sipas saj, është fitues në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Doda tha se ka pasur gabime teknike në numërim, dhe bëhet fjalë për mbi 60 vota që nuk janë hedhur në sistem dhe që i përkasin PDIU-së.  Doda tha se ka bërë ankimim për 18 raste ku votat në Tiranë janë hedhur gabimisht për një parti tjetër, ndërkohë që kanë qenë të PDIU-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mandati i Tiranës është i PDIU-së. Zoti Shpëtim Idrizi është deputet i parlament. Janë mbi 60 vota që s’janë hedhur në sistem, dhe kemi ankimin pranë KQZ, për votat e hedhura gabim në një parti tjetër, i kanë kaluar një subjekti tjetër, 18 raste ku votat hidhen për një parti tjetër dhe jo për PDIU. Nuk janë me 10 vota diferencë janë shumë më tepër. Mandati i Tiranës është i sigurt. Gabimet teknike janë konfirmuar”, tha Doda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?