Mesila Doda: Tsipras ka garanci Ramën që mohon Çamerinë

Në konferencën për shtyp të kryeministrit të Greqisë Cipras përballë gazetarëve, u shpreh se çështja ‘Çame’ nuk ekziston.

Ky reagim i kreut të shtetit fqinj ka ndezur reagimet e palës shqiptare. Mesila Doda, një nga drejtueset e PDIU, ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të Cipras.

Reagimi i Mesila Doda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekstremisti i majtë, Cipras, tashmë i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar që Çështja Çame nuk ekziston, se do marrë detin, varrezat, të drejtat për të gjallët e të vdekurit e tyre në këtë vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po sot, partneri strategjik i Edi Ramës deklaron se nuk njeh masakrat, dëbimet, rrëmbimet, vrasjet e vjedhjen e pronave në Çamëri, madje guxon e shkon deri aty sa thotë se do heqë emrin “Çamëri” nga tekstet shqiptare…
Rilindja si vazhdimësi e politikës së kuqe të diskriminimit dhe krimit mbi popullsinë çame po ridimensionohet bindshëm.
Bijtë e etërve që vranë popullsinë çame në Çamëri, së bashku me bijtë e etërve të kuq këtu, në Shqipëri që persekutuan për gjysëm shekulli popullsinë e martirizuar që erdhi të gjente strehë në shtetin amë, sot vendosin t’i zhdukin edhe emrin…
Por, sot duhet ta dinë mirë, e ta mësojë çdo pushtetar përgjegjës në këtë vend, që para se të zhdukni emrin, të drejtën e historinë e Çamërisë, do zhduket shumë më shpejt mbrapshtia, fara e urrejtjes dhe tradhëtisë që ata vetë mbollën e po rrisin përditë mbi kurrizin e Çamërisë martire.
Ne nuk harrojmë!!!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?