FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje të përgjegjshme

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Nën-Sekretarin e Shtetit për Politikën e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë, Vincenzo Amendola, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Nën-Sekretari i Shtetit Amendola e uroi Meta në emër të qeverisë italiane për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës duke nënvizuar se “Italia është shumë e lumtur me zgjedhjen tuaj në krye të shtetit.” Në këtë kuadër, Amendola theksoi se Shqipëria mund të mbështetet gjithnjë tek përkrahja e Italisë, si një partner tradicional i qëndrueshëm.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë dhe vuri në dukje se një Itali e fortë i shërben edhe zhvillimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Meta theksoi se zhvillimi demokratik, ekonomik e social i Shqipërisë nuk duhet të cenohet prej mungesës së dialogut dhe përgjegjshmërisë politike, ndaj nevojitet një qasje më evropiane për daljen nga ngërçi aktual politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Meta shtoi se asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse që i shërben stabilitetit të vendit dhe hapjes sa më shpejt të negociatave me Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?