Meta: Basha bën si i fortë, por është diskretituar para demokratëve
Por për kreun e Kuvendit Ilir Meta, posti i fundit është i pavlerë përballë faktit se nuk garanton standard të zgjedhjeve dhe nuk ka lidhje me këtë proces. I ftuar në Debati në Channel One, ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se PD-ja duhej të kishte ndërruar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke e bërë atë njëherësh përgjegjës për problemet e drogës në Shqipëri. Ky post kyç në luftën ndaj narkotikëve duhej – sipas Metës- që të ishte synuar nga PD. Ndryshe, ai bën një pyetje retorike kur thotë se ç’lidhje ka drejtori i OSHEE-së me standardin e zgjedhjeve…
“Basha bën si i fortë, sepse ka ndenjur 3 orë vetëm për vetëm me Edin. Nuk e di që aty ai ka mbaruar politikisht edhe moralisht. Para demokratëve dhe para gjithë shqiptarëve. Natyrisht, se Edi ia hedh atij. Atë nuk e llogarit fare, padyshim. Ai në vend të ndërronte Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, që ka përgjegjësi të madhe për të gjithë problemet e drogës në Shqipëri, dhe që ishte një kërkesë më se normale, vajti e mori drejtor OSHEE-je. Apo jo? Ç’lidhje ka drejtori i OSHEE-së me standardin e zgjedhjeve. A mund të ma thuash ti këtë?“, – u shpreh Meta.
Më 25 qershor të 2017-ës Shqipëria shkon në zgjedhje të përgjithshme parlamentare që si rrallë herë shkon pa koalicione, me partitë e mëdha dhe të vogla që ende nuk janë deklaruar hapur se ‘anën’ e kujt mbajnë. LSI synon të dalë forcë e parë politike, nga ana tjetër Rama është shprehur se mund të marrë i vetëm 71 mandate.
KOHA JONË SONDAZH

