Meta: Basha e ngriti çadrën si serrë politike për të fituar autoritet si kryetar i PD-së

Në tre muajt e fundit nuk ka raste në botën e sotme të ketë zhvillime të kësaj natyre. Për shembull, është e vështirë t’i gjesh edhe në një vend si Sierra Leone, që është vendi i parë dhe më pas jemi ne për largimin e popullsisë jashtë vendit. Edhe atje, në Sierra Leone, nuk besoj se ka bisedime të dy forcave për 5 orë dhe pastaj s’i thonë asgjë popullit. Kemi një opozitë që fjeti për 3 vjet e gjysmë dhe u zgjua në momentet e fundit duke ngritur një çadër në qendër të Tiranës. A s’ju bëri përshtypje se ç’ishte kjo çadër dhe pse duhej kjo në fund të një qeverisjeje 4-vjeçare?
Është e vërtetë që nuk ka pasur një opozitë reale, të fokusuar në çështjet më të rëndësishme dhe problematikat më të mprehta që ka pasur vendi dhe që ka pasur vetë qeverisja. Po të kemi parasysh, çështja e drogës apo e kanabizimit, që u mor me forcë nga opozita dhe ishte një nga kauzat kryesore edhe të ndërtimit të çadrës, duke paralajmëruar rrezikun e përdorimit të parave të drogës për zgjedhje, u theksua nga opozita në mënyrë serioze vetëm pas humbjes të bashkisë së Dibrës në zgjedhjet lokale, kur u bënë në shtator apo në tetor.
Pra, ka qenë një opozitë e përgjumur, një opozitë e përçarë, një opozitë pa prioritete, ka qenë një opozitë e justifikimeve të vazhdueshme dhe e flirteve të vazhdueshme me qeverinë, përveç, kuptohet, qëndrimeve opozitare të Berishës dhe të shumë pak deputetëve të tjerë demokratë.
Kështu që në fund fare kemi një situatë ku z. Basha, duke ndier situatën e vështirë të Partisë Demokratike në terren dhe një humbje qoftë edhe në zgjedhje tërësisht normale, por duke ndier edhe rrezikun e deformimit të mëtejshëm të një rezultati të disfavorshëm për PD-në, për shkak të një koalicioni super të madh PS-LSI-PDIU dhe ndoshta të angazhimit të segmenteve të caktuara të policisë apo të elementëve të caktuar të lidhur me ndërmarrjen e kanabisit dhe elementëve kriminalë, vendosi të marrë një pozicion të tillë: ta ndërtojë çadrën si një serrë politike, se në dimër u krijua ajo, për të rritur edhe një çikë autoritetin e tij dhe për të fituar disa garanci ndoshta, ose për të justifikuar mos hyrjen në zgjedhje, me qëllim evitimin e shkarkimit të tij nga kryetar i Partisë Demokratike, sipas mendimit tim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?