FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: E vërteta e ndarjes sime me Ramën dhe Bashën

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta sqaroi se mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama ka ndodhur një thyerje për dy çështje serioze.

Sipas Metës, çështja e parë është fakti se i doli kundër Ramës kur donte të kapte reformën në drejtësi dhe e dyta ishte fakti që Kryeministri donte të hynte në zgjedhje pa opozitën.

Ilir Meta saktësoi gjithashtu se krisja e parë mes tij dhe Ramës nisi pas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 2015-ës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Ilir Metës në Opinion:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë ndodhur dy gjëra mjaft serioze mes meje dhe z.Rama.

E para që Rama donte të bënte një reformë në drejtësi për të kapur drejtësinë dhe për të poshtëruar opozitën. Unë doja të bëhej një reformë në drejtësi konsensuale dhe kam luftuar për këtë deri në fund. Kemi pasur debate për këtë. Unë nuk kam pasur hallin e PD, kam pasur shqetësimin e stabilitetit të vendit, të besueshmërisë së kësaj reforme.

Kjo ishte një mërzitje e madhe e z.Rama me mua. Thyerja mes meje dhe z.Rama ka filluar që pas zgjedhjeve lokale të 2015 kur doli rezultati i zgjedhjeve.

E dyta, ishte që ky i donte zgjedhjet pa opozitën. Nuk donte të ishte opozita në zgjedhje. E futi në zgjedhje për ta përdorur Bashën kundër zgjedhjeve. Është shumë e qartë. Gjithë marrëveshja e tyre është përpjekje e dy individëve kundër zgjedhjeve, për të zgjidhur problemet e tyre brenda partisë.

Për këto dy çështje madhore ai është shumë i mërzitur me mua dhe me LSI-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?