Meta: Fuqia e të rinjve vota, nuk duhet të jenë indiferentë

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, deklaroi se të rinjtë fuqinë më të madhe kanë votën dhe këtë fuqi duhet ta përdorin që të mos jenë indiferentë karshi proceseve demokratizuese.

Gjatë një aktiviteti në Durrës, për “Promovimin dhe fuqizimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, Meta nënvizoi se të rinjtë duhet të jenë modeli i kundërti i arrogancës dhe të japin shembull bashkëpunimi e tolerance.

“Besoj se të rinjtë në Parlament t’i japin tonin rinor Parlamentit sepse nuk është problemi për të promovuar të deputetët e rinj por për të zgjidhur problemet e të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria. Fuqia më e madhe që kanë të rinjtë është vota dhe nuk duhet të jenë indiferentë të proceseve demokratike. Të rinjtë duhet të jenë modeli i kundërt i arrogancës duke qenë shembull bashkëpunimi dhe tolerance. Vendi është ende nën potencialet e tij reale për një zhvillim më të shpejtë e të qëndrueshëm”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në aktivitetin e zhvilluar nga Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Europian mori pjesë edhe Milva Ekonomi, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?