Meta i jep një këshillë Ramës për krizën politike dhe komenton letrën e Hahn

Presidenti i ardhshëm i vendit dhe ish lideri i LSI-së ka deklaruar në emisionin Top Story se nëse opozita do të pranonte paketën e McAllister, gjithçka do të zgjidhej.

Presidenti Meta është pyetur për letrën e eurokomisionerit Johannes Hahn, duke thënë se për situatën e krizës politike, PD dhe konkretisht lidershipi i saj mbajnë një përgjegjësi serioze.

“Dua të them që për këtë situatë në vend, lidershipi i PD mban një përgjgjësi serioze sepse ka patur mundësi të bëhet pjesë e një zgjidhje dhe të merrte disa garanci që deri më sot asnjë opozitë nuk i ka ka arritur në mënyrë të vullnetshme nga ana e maxhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paketa McAllister, ishte një zgjidhje shumë e mirë për opozitën për tu përfshirë në proces, mundësin për të marrë postin e Presidentit të republikës, për t’u shtyrë data e zgjedhjeve deri më 16 korrik për t’i dhënë një kohë përgatitjes së listës së kandidatëve…“-tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Meta i ka dhënë me këtë rast edhe një “këshillë” kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që zgjidhja e krizës politike të jetë sa më e mundshme.

“Ajo që për mua është e papranueshme nga maxhoranca, ose vetë kryeministri është çështja e retorikës. Duket si një personalizim i konfliktit politik. Kryeministri në çdo rast mund të atakohet por ka përgjegjësi për vendin më shumë. Në çdo rast çdo retorikë, ose çdo përgjigje konfliktuale nuk ndihmon një atmosferë më të paqtë, më të qetë dhe mirëbesuese”,-tha Meta.

Sipas Metës nuk mund të parashikohet dot nëse do të ketë më tej destabilizim të vendit, duke ju referuar pretendimeve të opozitës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve.

Për këtë rast, Meta dha një shembull paralel të zgjedhjeve të 96’, kohë në të cilën zgjedhjet u zhvilluan pa opozitën por edhe një periudhë ku ndërkombëtarët u përpoqën t’i quajnë si legjitime. Pavarësisht kësaj, Meta ka theksuar se nuk mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë, por mund të thuhet se qëllimi i opozitës për të mos lejuar zgjedhjet është një taktikë e papërgjegjshme.

“Në 96′ kur Presidenti i atëhershëm Berisha në mënyra jo demokratike ndryshoi kodin, i cili përjashtoi shumë pjesë të opozitës, futi në burg Fatos Nanon… ju e dini se çfarë kolapsi ndodhi me procesin zgjedhor në atë kohë, ju e dini sesi komuniteti ndërkombëtar u përpoq të pranojë e quajnë si legjitime zgjedhjet por…

Si mund të parashikojmë ne tani, në një moment kur PD dhe forca të tjera të opozitës pretendojnë se nuk do të hyjnë në zgjedhje, por shtojnë se nuk do të lejojnë të ketë zgjedhje, një pretendim që për mua është një qasje krejt e papërgjegjshme.

Ishin disa masa garancie të cilat nuk kishin ndodhur më përpara.

Unë e kam të vështirë t’i jap një përcaktim të qartë, jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për zhvillimet para reformës. Më kanë krijuar një ndjesi se ka interesa jo vetëm për reformat, për zgjedhjet apo për t’i dështuar ato, por duket sikur ka interesa për të krijuar përplasje dhe konfrontim të panevojshëm në Shqipëri. A vjen nga paaftësia e politikanëve shqiptarë për të kuptuar interesin e shqiptarëve? A vjen nga interesa të tjera të jashtme? Unë nuk mund ta them dot. Unë e kam si ndjesi, por në fund përgjegjësia është e të gjithëve ne, jo vetëm e udhëheqësisë së PD-së, që duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje kësaj situate. Ky është një proces i paparashikueshëm, që do t’i krijojë dëme afatgjata vendit“-tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?