FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta i ndërpret fjalën Ramës në seancën e jashtëzakonshme

Edi Rama dhe Jozefina Topalli janë përplasur ashpër në seancën e jashtëzakonshme, e cila është mbledhur për të miratuar kandidaturat e vettingut.

Ka qenë Topali që ka nisur replikën, duke thënë se në listën e emrave të vettingunt janë miqtë dhe kamikazët e Ramës. I menjëhershëm ishte reagimi i këtij të fundit, i cili tha se nuk i njihte fare emrat e kësaj liste.

Replika ka vijuar edhe më tej me Topallin, e cila tha hapur se ky proces do jetë një dështim. Ndërsa kryeministri ka tentuar të marrë sërish fjalë, ka qenë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, që e ka ndërprerë duke mos i dhënë të drejtë të flasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të lutem, secili ka një opinion. Po të vazhdoj dhe unë me replikë, po të vazhdojmë nuk do të mbarrojmë kurrë. Duhet të vazhdojmë me procesin, i cili është i tejzgjathur, duhet të kishte mbaruar me kohë”, i tha Meta Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?