FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Ja pse Rama dhe Basha bënë pakt kundër LSI!

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në studion e “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus ka folur për marrëveshjen Rama- Basha, prej të cilës u arrit dalja e opozitës nga çadra. Meta tha se pakti ishte iu çuditshëm për produktin që solli.

“Kjo situatë krize nuk duhet të kishte ndodhur, i mori vendit shumë energji. Më çuditi produkti i atij takimi. Kanë qenë tre orë për të bërë një marrëveshje kundër votës së lirë dhe kundër LSI. Dhe mbi të gjitha, përpjekja për ta mbajtur të trysnuar dhe imponuese situatën, sikur asgjë s’ka ndoshur. Të gjitha ato që kanë ndodhur më pas kanë qenë skandaloze, siç ishte krijimi i një task force. Dhe më e rënda ishte angazhimi i segmenteve të policisë, për të frikësuar qytetarët dhe për të mos reaguar ndaj sulmeve ndaj që u janë bërë simpatizantëve të LSI”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?