FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta jep vlerësimin e tij për krerët e shtetit shqiptar ndër vite…

Ilir Meta është vënë përballë disa figurave të historisë politike shqiptare (të cilët kanë qënë njësoj si ai, Presidentë të vendit) dhe është lutur që të komentojë rolin e tyre.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Meta ka dhënë vlerësimin e tij për figura politike si Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu etj.

Çani është kujdesur që në fund të vendosë vetë foton e Ilir Metës në mënyrë që ai të komentojë për veten e tij… ja sesi u përgjigj Presidenti I zgjedhur i shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Ramiz Alinë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Një figure… po ta gjykojmë nga niveli i intolerancës së sotme politike, mund të themi që për kohën që ishte, dha kontributin e tij që avioni të ulej në pistë pa u shkatërruar.

Për Sali Berishën:

Unë vlerësoj faktin se ai është një njeri tepër i qëndrueshmë dhe ka bindjen e veta pavarëissht se cdo politikan ka ato hapësirat e veta ku bën manoravet e tij politike. Por Beerisha ështënjë partner i qëndrueshëm.

Çani: Po si e le doktorin?

Nuk ka qenë një ditë e lumtur… por isha i detyruar…ne jemi ndarë shumë mirë, për arsye politike më pas mund të ketë pasur qëndrime dhe deklarata por unë kam konsideratë të veçantë për të

Për Rexhep Meidanin:

Një ikonë e integritetit

Për Alfred Moisiun

Një njerin tepër i përgjegjshëm dhe tepër patriot.

Për Bamir Topin:

Tolerant, qytetar, bashkëpunues…

Për Bujar Nishanin:

Mendoj që Presidenti Nishani është mjaft korrekt, isntitucional dhe mjaft bashkëpunues, kështu ka qenë kur ka qenë edhe në poste të tjera.

Për Ilir Metën:

Akoma jo… ka kohë deri në 24 korrik!/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?