Meta: Kush e ndjen veten opozitar kundër Ramës vjen në protestë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me disa opozitarë për pjesëmarrjen në protestën që ai ka thirrur para inceneratorit të Tiranës më 13 shtator.

Mbështetësit e kryedemokratit Sali Berisha kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa mbështetësit e Enkelejd Alibeaj nuk do të jenë.

Meta tha se rezistenca ësthë detyrë, ndërsa shtoi se ata që duan të gjejnë alibi i shpikin kurdo. Kriteri i vetëm për të qenë opozitë, sipas Metës, është të jesh kundër Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca ëhstë detyrë për të gjithë. Ne ndërmorëm këtë iniciativë, ndërkohë kjo do të jetë protestë e qytetarëve, gjithmonë dikush merr iniciativë për protestat, kjo nuk është çështja më e rënësishme. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të protestojnë cddo ditë sepse janë vjedhur dhe po përgatiten vjedhje të tjera, ndaj është detyra e çdo qytetari që ndidhet i vjedhur të protestojë, të jetë atje dhe në këtë manifestim do jemi të gjithë me flamurin e qytetarisë, transparencës dhe me asnjë flamur partie apo force politike. Kush do të gjejë një justifikimm apo alibi e ka rrugën e hapur për ta shpikur një të tillë. Është vetëm një kriter për të qenë opozitar: je apo nuk je kundër Edi Ramës”, tha Meta

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?