FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta, leksion në Universitetin “La Sapienza”: Dy popuj, Një Det, Një Miqësi

 

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në ditën e fundit të vizitës në Itali ka mbajtur një leksion në Universitetin “La Sapienza” të Romës.

Në fjalën e tij, Meta tha se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe se jemi krenarë për integrimin e komunitetit shqiptar në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Italia, një partner strategjik historik dhe i natyrshëm për shqiptarët. Gjithnjë pranë Shqipërisë në kohë të vështira. Mesdheu na bashkon nën moton “Dy popuj, Një Det, Një Miqësi”. Mirënjohje Sapienzës që ka hapur dyert për studentët shqiptarë. Jemi krenarë për integrimin e Komunitetit shqiptar dhe arritjet e studentëve në Itali. Mirëpresim kontributin e studentëve shqiptarë për të arritur objektivat evropianiste në Shqipëri”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, duke u ndalur tek korrupsioni Meta tha se ky fenomen pengon zhvillimin ekoenomik.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik. Shqipëria po ndërmerr reforma që kërkojnë përgjegjshmëri dhe konsensus ndër-partiak. Qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta. BE destinacioni ynë – model i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, shtoi ai.

Meta tha po ashtu se është Shqipëria përkrah partnerëve tanë në përballimin e sfidave të sigurisë që po përjeton kontinenti ynë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?